Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar lidhur me problematikën e ngritur ditën e sotme për ku banorë të lagjes Mbrostar-Ura protestuan kundër ndërtimin të By-Passit të Fierit.
Ai sqaron se pranë kilometrit të parë ku po ndërtohet ky By-Pass është tashmë i ndërtuar një nënkalim dhe se ndërtimi i tij ndërpret vetëm njërën nga daljet në rrugën kombëtare ndërkohë që dalja tjetër është funksionale.
Njoftimi i plotë i ARRSH
Lidhur me problematikën e ngritur sot në media ku u pasqyrua se në lagjen Mbrostar -Ura disa banore izolohen nga ndërtimi i By-Pass Fier informojmë të gjithë të interesuarit, se pranë Km. 1 të këtij ptojekti, dhe pikërisht në Lagjen Mbrostar, nënkalim tashmë i ndërtuar sipas projektit të miratuar, është funksional dhe në përdorim të banorëve (jo m shumë se 10 banesa) të cilët më parë kanë pasur akses në dy dalje me rrugën kombëtare Lushnje-Fier nëpërmjet aksesit me rrugë të shtruar me cakëll.
Aktualisht ndërtimi i By-Pass Fier ndërpret vetëm njërën nga daljet në rrugën kombëtare ndërkohë që dalja tjetër është funksionale.
ARRSH dhe kontraktorët janë duke studiuar mundësinë për të bërë edhe një rakordim në pjesën që është ndërprerë nga projekti, por për shkak të kthesës dhe diferncës në nivel të rrugës nuk garantohet siguria maksimale për mjetet.
Dëshirojmë të ritheksojme se aktualisht të gjithë banorët kanë akses në rrugën kombëtare, dhe askush nuk është i izoluar.