Byreçka tigani me spinaq në 5 minuta
Përbërësit:
- Petë të gatshme
- 500 gr spinaq
- 250 gr djathë i bardhë
- 1 tufë koper
- 2 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Spinaqin pasi e kemi pastruar mirë e presim imët dhe e vendosim në një tas ku shtojmë kopër, djathë të bardhë të thërrmuar, pak vaj ulliri, kripë dhe piper. Petët e gatshme i presim në kuadrate të vegjël, vendosim nga 1-2 lugë mbushje dhe i mbështjellim role. Nxehim vajin në një tigan me bazë të gjerë dhe vendosim byreçkat të skuqen për pak minuta nga të dy anët.
Komento