Byrek me spinaq

Përbërësit:

  • 500 g miell Ola
  • 250 ml ujë
  • 1 lugë e vogël me kripë
  • 1 kg spinaq
  • Djathë të bardhë
  • Vaj ulliri

Përgatitja:

Formojmë brumin me miell, kripë dhe ujë. E ndajmë në dy pjesë, secilën e hapim petë të madhe e lyejmë me vaj, e palosim disa herë dhe e hapim përsëri. E shtrojmë në tavë të lyer me vaj, shtypim spinaqin me duar dhe kripë, e shtrydhim edhe e vendosim mbi petë, shtojmë thërrime djathi dhe vaj ulliri. Hapim petën tjetër po në të njëjtën mënyrë me palosje. E shtrojmë në tavë, e lyejmë me vaj ulliri sipër dhe e pjekim për 25-30 minuta në 200 gradë Celsius.