Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndryshuar institucionin e paraburgimit për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për të cilin ka vendosur transferimin nga burgu i Durrësit në atë të Fierit. Ende nuk ka informacion mbi arsyet lëvizjes së tij nga Durrësi drejt Fierit, nga Drejtoria e Burgjeve.
Kryebashkiaku Veliaj ndodhet në qeli prej shkurtit të 2025-ës, kur edhe u arrestua dhe ndaj tij ka nisur gjyqi i themelit. SPAK e akuzon Veliajn për 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg, por kryebashkiaku i ka mohuar.
Mbrojtja e Veliajt pritet që të dërgojë dosjen në Strasburg, ndërsa Gjykata Kushtetuese i kërkoi Gjykatës së Lartë që të argumentojë masën e sigurisë 'arrest me burg' të vendosur ndaj tij, në një kohë kur mund të përdoreshin masa më të lehta sigurie.
Ndërkohë dje, Gjykata e Lartë ka vendosur që të jetë Gjykata e Tiranës ajo që do të duhet të marrë në shqyrtim, kallzimin e Veliajt për të hetuar për “falsifikim dokumentash”, Nesti Angonin, personazhin anonim, të dhënat e të cilit, dërguar SPAK-ut, shërbyen si pikënisje për hetimin e kryebashkiakut.
Vendimi vjen pas një odiseje përplasjesh mes institucioneve të drejtësisë se kush e kishte kompetencën për të trajtuar rastin. Veliaj e kishte dorëzuar kallëzimin ndaj “Nesti Angonit” në Prokurorinë e Tiranës në 16 prill të këtij viti.
Më 16 prill të këtij viti, Veliaj dorëzoi kallëzimin ndaj “Nesti Angonit” në Prokurorinë e Tiranës. Kjo e fundit kreu verifikime, por vendosi të mos regjistrojë procedim penal, pasi “Nesti Angoni” nuk rezultoi në regjistrin e Gjendjes Civile dhe nuk u identifikua se kush fshihej pas këtij emri.
Veliaj kërkon “shfuqizimin e vendimit për mosfillimin e procedimit penal dhe urdhërimin e regjistrimit të procedimit penal dhe kryerjen e veprimeve hetimore.”








Komente
Komento