Byrek me brumë pice
Përbërësit:
- 1 petë pice
- 1 spec jeshil
- 1 spec të kuq
- 1 vezë
- ½ tufë majdanoz
- Proshutë
- Djathë të grirë
Përgatitja:
Petën e picës e hapim, shtojmë specat e prera kubikë, proshutën e prerë kubikë sikurse dhe djathin e grirë, shtojmë sipër pak kripë dhe piper si dhe majdanoz. Bëjmë mbledhjen e petës role dhe e presim në copa të vogla, i shtojmë në tepsi dhe I lyejmë me vezë. I spërkasim me susam.
Komento