Byrek me petë të pjekura me qumësht dhe djathë

Përbërësit:

1 pako peta të pjekura

5 kokrra vezë

1 litër qumësht

120 gr gjalp

5 lugë gjelle vaj

1/2 lugë kafeje pluhur pjekës

300 gr djathë i bardhë

Kripë dhe arrëmoskat

Përgatitja:

Në një tas rrahim vezët e plota, kripë, qumësht, gjalpin e shkrirë, pluhurin pjekës, arrëmoskat. Lyejmë tepsinë me vaj dhe vendosim fillimisht 2-3 petë të pjekura të copëtuara. I lyejmë mirë me qumësht dhe shtojmë 1/2 e djathit të thërrmuar. Mbi të vendosim përsëri 2 petë të copëtuara dhe i lagim sërish me qumësht. Hedhim gjysmën e djathit të mbetur. Përsëri shtojmë 2 petë të thërrmuara, i lagim me qumësht dhe shtojmë djathin e mbetur. Mbulojmë djathin me petë, të cilat i lyejmë me yndyrë (vaj). E vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 190 gradë Celsius, për 40 minuta