Lakror me presh
Përbërësit:
Për brumin:
- 3 gota miell
- 1 e ½ gota ujë
- Vaj
- Kripë
- Uthull
Për mbushjen:
- 1 kg presh
- 2 kokrra vezë
- ½ gotë qumësht
- Djathë të bardhë
- Kripë, piper i zi
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Fillimisht zemë brumin dhe më pas hapim 2 petë me kuleçë. Kaurdisim preshin e grirë imët, shtojmë pasi bie volumi qumështin, vezët, djathin e bardhë të thërrmuar, kripë dhe piper të zi. Lyejmë një tepsi me vaj, vendosim petën e parë, shtrojmë mbushjen dhe më pas vendosim petën tjetër. Rregullojmë anësoret e lakrorit dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius.