Sallatë me fasule dhe ton

Përbërësit:

  • 200 g fasule të ziera
  • 2 kuti ton të vogla ose 1 e madhe
  • 100 g rukola
  • 50 g domate të thata ose të freskëta
  • 50 g ullinj
  • 1 qepë e kuqe e vogël
  • Kripë dhe piper
  • Erëza të freskëta sipas dëshirës

Përgatitja:

Fasulet e ziera i bashkojmë në tas me tonin e copëtuar, qepën e kuqe të grirë imët, domatet, ullinjtë, rukolën dhe e marinojmë me kripë, piper, majdanoz dhe vaj ulliri. Shtojmë sipas dëshirës erëza të freskëta si nenexhik ose borzilok.