Byrek tigani pa mbushje
Përbërësit:
2 gota miell

1 lk sheqer
1 lç kripë
1 lç maja e thatë
1 lgj vaj
Ujë sa të marrë brumi
Përgatitja:
Fillimisht zëmë brumin: miell, kripë, sheqer, maja dhe ujë. E punojmë mirë brumin dhe e lemë të pushojë për 15 minuta.
Më pas hapim petën në tryezën e punës. E lyejmë me pak vaj ulliri dhe i bëjmë me thikë disa prerje anësore në mënyrë që petën ta mbledhim si zarf. Pasi i kemi dhënë formën byrekëve i spërkasim me pak miell dhe i shtypim lehtë me okllai. Ndërkohë në një tigan kemi nxehur vajin dhe skuqim byrekët derisa të marrin ngjyrë të artë.
MC/Shqiptarja.comKomente

