Byreku i bregut

Përbërësit:

  • 2 levrek ose 1 i madh
  • 1 kg qepë
  • Kripë dhe piper
  • Vaj ulliri
  • Sherebelë
  • 300 g miell Ola
  • 150 ml ujë
  • Niseshte për të hapur petët

Përgatitja:

Formojmë brumin e byrekut me miell, kripë dhe ujë, brumit i shtojmë pak vaj ulliri edhe e lëmë të pushojë 20 minuta. Skuqim peshkun e prerë në copa në vaj ulliri sa të marri një faqe të lehtë pa u skuqur plotësisht. E largojmë nga tigani edhe po aty skuqim qepët e grira në kubikë. I marinojmë me kripë dhe piper, sipas dëshirës shtojmë pak sherebelë. Brumin e ndajmë në 7 topa edhe i hapim petë një e nga një, shtrojmë 3 petat e para në tavë të lyer me vaj ulliri si dhe midis petave. Shtrojmë mbushjen me qepë, edhe e përsërisim te petët e mbetura, në fund shtrojmë qepë dhe copat e peshkut. Mbledhim anët edhe e vendosim të piqet me temperaturë 200° për 20-30 minuta derisa byreku të marrë ngjyrë edhe peshku të thekëriset. E ndajmë në copa ku secila copë byreku duhet të ketë edhe copë peshku.