Përbërësit:
- 300 g grurë
- 50 g tërshërë Teuta
- 200 gr sheqer
- 100 g fik i thatë
- 50 gr boronicë e kuqe e thatë
- 100 gr arra
- 50 g fëstëk
- 1 lugë gjalpë
- Kanellë, karafil
- Ujë
- Pak kripë
Përgatitja:
Lajmë grurin me ujë të nxehtë, e vendosim të ziejë. Pasi gruri ka zier plotësisht gati 1 orë me temperaturë të ulët, shtojmë kripën, sheqerin dhe gjalpin. Marrim dy garuzhde nga zierja edhe i bluajmë në blender si pure, më pas e shtojmë te tenxherja. Kjo shërben mos t'i hedhim niseshte. E ziejmë 10 minuta sa të ëmbëlsohet, shtojmë frutat e thata të copëtuara. E ndajmë në tasa. Pasi ftohet e zbukurojmë sipas dëshirës.












Komente
Komento