Ringrihet Byroja Kombëtare e Hetimit, superstruktura që do të hetojë krimin dhe korrupsionin elitar në Shqipëri, për llogari të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Superstruktura hetimore, përpos të tjerave, është konceptuar si një qendër e madhe përgjimi në Shqipëri. Sipas draftit të depozituar në Kuvend, Byroja e Hetimit do të ketë një degë të veçantë për përgjimin e njerëzve të drejtësisë dhe politikës. Prokurorët dhe gjyqtarët do të jenë objekt përgjimi, por Byroja përcaktohet si një vend ku ekzekutohen të gjithë urdhrat për përgjim të kërkuar nga Prokuroria e Posaçme dhe të urdhëruar nga gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe për të ushtruar detyra të tjera të parashikuara në ligj. Pra, përpos njerëzve të drejtësisë, Byroja Kombëtare e Hetimit do të përgjojë për llogari të Prokurorisë së Posaçme, ministra, deputetë dhe funksionarë të niveleve të larta. Ndërkaq, Policia e Shtetit, Shërbimi Informativ Shtetëror, Policia Kufitare, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe të gjitha institucionet e tjera përkatëse shtetërore bashkëpunojnë me kërkesat e ligjshme të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Byroja Kombëtare e Hetimit ka gjithashtu akses në informacionin që përmbajnë bazat e të dhënave me interes, përfshirë Sistemin e Menaxhimit Total të Informacionit (TIMS).
Përgjimi i gjyqtarëve Pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit do të emërohen një hetues special, i cili do të quhet Oficeri Përgjegjës për Mbikëqyrjen. Oficeri përgjegjës kryen vëzhgimin periodik të telekomunikimeve të kryetarëve, gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, drejtuesit, prokurorëve dhe punonjësve të Prokurorisë së Posaçme, drejtorit, zëvendësdrejtorit dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, oficerëve të Shërbimeve të Policisë Gjyqësore, si dhe të anëtarëve të afërt të familjeve të personave të mësipërm. Oficeri Përgjegjës raporton çdo informacion që ngre dyshime të arsyeshme për veprimtari korruptive apo kriminale tek një prokuror çfarëdo i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i cili nuk duket i përfshirë në veprimtarinë e dyshimtë. Oficeri përgjegjës e kryen këtë raportim tek prokurorë të ndryshëm, me rotacion.
Ruajtja komunikimeve Oficeri përgjegjës ruan regjistra të telekomunikimeve, të cilat ngrenë dyshime të arsyeshme për veprimtari të papërshtatshme apo kriminale, por të gjitha regjistrimet apo shënimet e tjera i shkatërron brenda 3 ditësh, me përjashtim të rasteve kur ruajtja e tyre urdhërohet me shkrim nga një prokuror apo gjykatë. Oficeri Përgjegjës raporton shkelje të etikë së gjyqtarëve apo prokurorëve Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Oficer emërohet një hetues i vetëm me short për një mandat 2 vjeçar, pa të drejtë riemërimi të menjëhershëm. Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, në prezencë të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme dhe Kryetarit të Gjykatës së Shkallën së Parë për Anti-Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bën përzgjedhjen me short.
Historiku Në prill të 2015, Gjykata Kushtetuese rrëzoi Byronë e Hetimit, parashikuar në ligjin e ri për Policinë e Shtetit. Në shkurt të 2016, qeveria miratoi një variant të ri, duke reflektuar vendimin e Kushtetuese, por drafti nuk u miratua nga Kuvendi. Vetëm disa muaj më pas, Byroja Kombëtare e Hetimit u përfshi në projektligjin për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Drafti në fjalë është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë dhe prej votën e deputetëve.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4523
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja
25 Dhjetor, 22:46
-
Sondazhi/ Nëse zgjedhjet bëhen sot, PS merr 46% të votave në Tiranë, thellohet avantazhi ndaj opozitës, rriten partitë e reja
25 Dhjetor, 22:44
-
Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Faktet në Esencë-Report Tv
25 Dhjetor, 22:34
-
Moti i keq në Shkodër/ Orteqet krijojnë probleme në rrugët Qafë-Thore dhe Theth, punohet për ti hapur (VIDEO)
25 Dhjetor, 22:32
-
Sondazhi për Durrësin/ PS thellon diferencën ndaj PD-së me 9 mandate deputetësh, kundër 5 të demokratëve
25 Dhjetor, 22:30
-
Sondazhi/ PS merr Durrësin me diferencë të thellë në përqindje! Partitë e reja më të preferuara nga emigracioni
25 Dhjetor, 22:29
-
Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan
25 Dhjetor, 22:18
-
Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh
25 Dhjetor, 22:12
-
Sondazhi për Lezhën, PS merr shumicën në këtë qark, diferencën e thellon emigracioni! Rriten partitë e reja
25 Dhjetor, 22:11
-
Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë
25 Dhjetor, 21:59
-
Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së
25 Dhjetor, 21:51
-
Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje
25 Dhjetor, 21:49