CËRRIK - Tre persona, mes të cilëve një grua u arrestuan nga policia pasi u zbuluan se tregtonin paketa cigaresh pa pullë fiskale.

Në një operacion të koduar “Paketa  e  Fundit”, policia vuri në pranga, Besnik Ferizaj 46 vjeç, Kristaq Çipi 30 vjeç dhe Lindita Allkoshja 52 vjeç, ndërsa sekuestroi  1000  paketa  cigare  pa  pullë  fiskale  dhe  automjetin me të cilin ata i tregtonin, tip  “Sunday” .
 
paketat u gjetën në shtëpinë e 52-vjeçares, ndërsa tre bashkëpunëtorët akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe  “Tregtimi  dhe  transportimi i mallrave që janë kontrabandë, kryer në bashkëpunim”  

Redaksia Online
Shqiptarja.com