Maqedonia do të zhvillojë zgjedhje të parakohshme. Kështu ka deklaruar lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski në një takim elektoral për zgjedhjet lokale në Negotinë, ku u prezantua kandidatja për kryetare komune e "Aleanca për ardhmërinë", Silvana Filipova.

"Prezantojmë një kandidate, e cila e meriton besimin tuaj. Ne krenohemi me të, edhe ju do të krenoheni me të si kryetare e komunës. Doktore shkencash, humaniste dhe aktiviste në sektorin joqeveritar", tha Cërvenkovski.

''Ne nuk do të heqim dorë nga zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme'', theksoi ai

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)