Çfarë fitojnë shqiptarët nga resortet në Sazan? Rama: Projekt që s’imagjinohej më parë, negociojmë pjesëmarrjen e shtetit në investim

Kryeministri Edi Rama, i pyetur nga gazetarët se ca fitojnë shqiptarët nga projekti i dhëndrit të Donald Trump për resorte në Sazan, tha se një projekt i tillë as nuk imagjinohej vite më parë. Kreu i qeverisë tha se ky projekt pasuron shqiptarët e rrit ekonominë e vendit.

Rama tha se projekti është ende në fazë shqyrtimi dhe do të negociohet pjesëmarrja e shtetit në atë investim.

“Shqiptarët nga gjithçka ne po bëjmë po fitojnë në këtë proces dhe do të fitojnë në këtë proces, çka nuk imagjinohej deri disa vite përpara sepse nxitja e këtyre zhvillimeve, realizimi i këtyre zhvillimeve pasuron shqiptarët, pasuron të gjithë shqiptarët, pasuron Shqipërinë, rrit ekonominë e Shqipërisë sepse turizmi është një industri, e cila stimulon zinxhirin e prodhimit sepse të huajte që vijnë të vizitojnë Shqipërinë për të pushuar, për të eksploruar, për të parë, konsumojnë këtu, konsumojnë çfarë prodhojnë bujqit dhe fermerët, konsumojnë çfarë iu ofrojnë të gjithë, ata të cilët janë në shërbim, konsumojnë të gjitha ato që gjithë zinxhiri i shërbimeve krijon. E nga ana tjetër Shqipëria sot për fatin e mirë të të gathëve dhe për fatin e keq të mendjeve të sëmura është komplet një vend tjetër. Sot ne diskutojmë për një projekt dhe për propozim që deri para disa vitesh do të ishte i paimagjinueshëm. Sot ne diskutojmë për ekselencën e turizmit botëror që kërkon të hyjë në Shqipëri, sot ne diskutojmë për t’u vendosur.

Pyetje e gazetarit:  Ekselenca është një kompani është krijuar në vitin 2021, sepse  zoti Kushner nuk ka eksperiencë në investime.

Kryeministri Edi Rama: Ignorantia non est argumentum.

 Pyetje e gazetarit: Ju lutem mund të na jepni në shifër sa do fitojnë shqiptaret sepse nuk na keni dhënë akoma një shifër? Ka bërë një studim shteti shqiptar sa do fitoni, një shifër iu lutem.

 Kryeministri Edi Rama: Sot ne diskutojmë për një Shqipëri, e cila përmes këtyre zhvillimeve bëhet konkurruese e drejtpërdrejtë e atyre që janë luanët e Mesdheut  që i kemi rreth e rrotull, që nga Kroacia, e Mali i Zi deri tek Greqia poshtë. Kështu që të tjerat pastaj janë muhabete kot. Se për të ardhur tani te përgjigja, flasim për një aplikim, të cilin ne do ta shqyrtojmë në një proces sipas ligjit dhe mbi të cilin ne do të negociojmë pjesëmarrjen e shtetit në atë investim etj. Kurse ju flisni për dokrra hini.

 Pyetje e gazetarit:  Kur ka lindur ideja e këtij projekti?

Kryeministri Edi Rama: Ideja e këtij projekti ka lindur përpara sesa unë të bëhesha kryeministër.


Lajmi kryesor:

Resortet e dhëndrit të Trump në Sazan? Rama: Po shqyrtojmë projektin! Nuk negociojmë interesa personale por pjesëmarrjen e shtetit në investim


SI.E./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan