Resortet e dhëndrit të Trump në Sazan? Rama: Po shqyrtojmë projektin! Nuk negociojmë interesa personale por pjesëmarrjen e shtetit në investim

TIRANE - "Një ofertë fantastike me potencial të jashtëzakonshëm ku nuk negociohen interesat personale por pjesëmarrja e shtetit shqiptar në këtë investim" Kështu deklaroi sot  kryeministri Edi Rama lidhur me projektin e propozuar nga dhëndri i ish presidentit të SHBA-së, Donald Trump për ndërtimin e resorteve luksoze në Sazan.

Ideja e projektit ka qënë para se të bëhëm unë kryeministër, u tha Rama gazetarëve sot paradite pas takimit me drejtuesit politikë në qarqe në selinë e PS-së ndërsa shtoi se do të shqyrtohet sipas ligjit, duke përfaqësuar interesin e publikut shqiptar.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve Rama sqaroi se propozimi ka ardhur në Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA ) dhe se do të kalojë të gjitha hallkat e shqyrtimit të tij.

Pyetje: Pse nuk shpallët tender ndërkombëtar por zgjodhët persona me lidhje politike?

Edi Rama: “Ne nuk zgjedhim persona por në bazë të  legjislacionit shqiptar i referohemi ofertave dhe propozimeve që na bëhen.

Sot Shqipëria është bërë një adresë gjithmonë e më e kërkuar jo vetëm nga turistët por dhe investitorët. Ne jemi absolutisht të kënaqur që kemi propozim. Propozimi nuk është ende në procesin e domosdoshëm ku udhet të kialojnë disa shkallë. Është bërë aplikimi sipas ligjeve në fuqi në agjencinë tonë AIDA. Do ta shqyrtojmë nëse projekti përputhet me vizionin tonë e domosdoshmërinë e krijimit të një ekuilibri të domosdoshëm mes zhvillimit dhe mbrotjes së natyrës duke e kthyer natyrën në asetin kryesor do të ecim përpara" 

Kryeministri u shpreh se transformimi i Sazanit në kurorën e artë të turizmit mesdhetar "është ambicie e kahershme". "Për hir së vërtetës e kanë pasur dhe qeveritë dhe paardhasësit e mi' vijon më tej

"Nuk bëhet fjalë për të falur asgjë që është e shqiptarëve.. përkundrazi’ nënvizoi më tej Rama - realizimi i këtyre investimeve pasuron shqiptarët'

Deklaratat u bënë pas takimit që Rama pati në selinë e PS-së me drejtuesit politikë të qarqeve. Më 15 mars 2024 në një intervistë për Bloomberg News, dhëndri i ish presidentit Donald Trump, Jared Kushner bëri të ditur se po planifikon të shndërrojë ishullin e Sazanit në një eko-resort luksoz. Ai shtoi gjithashtu se kompania e tij Affinity kërkon të zhvillojë zonën e Zvërnecit, pranë Vlorës, duke planifikuar ndërtimin e disa resorteve me afro 10 mijë dhoma hotelesh dhe vila. Kushner publikoi në rrjetin social X pamje ilustruese të të dy projekteve për të investimit në bregdetin e Shqipërisë (Fotot  me poshte)
 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:38
Porti i ri Durrësit, Rama: Investimi do të jetë një aset i Shqipërisë dhe shqiptarëve

 

 

Kryeministri Edi Rama mbrojti dhe projektin e investimit për portin e ri të Durrësit.

Pyetje: A do të jetë e ngjashme me Portin e Durrësit ku falen tokat e taksat

Rama: Edhe pse në parim nuk kam qenë kundër asaj Shqipërisë 1 euro. Që ishte nxjerrja në rrugë e të gjitha pasurive të shqiptarëve për 1 euro. Por ne sot jemi në kushtet kur shqiptarët janë pjesë e investimit të portit të Durrësit. Aty përmes shtetit që është aksionet nuk është bërë asnjë falje. Porti  ka qenë dhe mbetet i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Kjo është një tjetër idiotësi, e cila vjen nga ajo çka latinët e shprehin ignoratia non es argumentum. Investimi ynë në portin e ri që do të jetë një aset i Shqipërisë dhe shqiptarëve do të thotë që kemi zgjedhur mes dy alternativave, alternativës që është legjitime, të dhënies së ndërtimit një kompanie të huaj si investitorë dhe alternativës së hapjes së një tenderi ndërkombëtar ku investitorë është shteti. Pas ndërtimit shqiptarët do të kenë më shumë të ardhura
.

Ora 10:21
Kur lindi ideja e projektit për resortet në Sazan? Përgjigjet Rama: Nuk negociojmë për interesa personale

Kryeministri Edi Rama thotë se projekti për resortet në Sazan është ende në fazë shqyrtimi, ndërsa me ironi iu përgjigj pyetjeve së gazetarëve se “ideja për këtë projekt ka lindur para se unë të bëhesha kryeministër”.

Rama tha se nuk do të negociojnë për interesa personale.

“Ideja e këtij projekti ka lindur përpara sesa unë të bëhesha kryeministër. Unë di që sot ne kemi në tavolinë një ofertë fantastike, me një potencial të jashtëzakonshëm të cilën do ta shqyrtojmë sipas ligjit dhe kur them sipas ligjit, them dhe këtë ne do ta shqyrtojmë si përfaqësuesit e denjë të popullit shqiptar që nuk negociojnë interesa personale, por negociojnë interesat e publikut në çdo hap, siç kemi bërë me portin e Durrësit, ku publiku sot është pjesë e atij investimi përmes aksioneve të shtetit shqiptar.”, tha Rama.

Ora 10:18
Çfarë fitojnë shqiptarët nga resortet në Sazan? Rama: Projekt që s’imagjinohej më parë, negociojmë pjesëmarrjen e shtetit në investim

Kryeministri Edi Rama, i pyetur nga gazetarët se ca fitojnë shqiptarët nga projekti i dhëndrit të Donald Trump për resorte në Sazan, tha se një projekt i tillë as nuk imagjinohej vite më parë. Kreu i qeverisë tha se ky projekt pasuron shqiptarët e rrit ekonominë e vendit.

Rama tha se projekti është ende në fazë shqyrtimi dhe do të negociohet pjesëmarrja e shtetit në atë investim.

“Shqiptarët nga gjithçka ne po bëjmë po fitojnë në këtë proces dhe do të fitojnë në këtë proces, çka nuk imagjinohej deri disa vite përpara sepse nxitja e këtyre zhvillimeve, realizimi i këtyre zhvillimeve pasuron shqiptarët, pasuron të gjithë shqiptarët, pasuron Shqipërinë, rrit ekonominë e Shqipërisë sepse turizmi është një industri, e cila stimulon zinxhirin e prodhimit sepse të huajte që vijnë të vizitojnë Shqipërinë për të pushuar, për të eksploruar, për të parë, konsumojnë këtu, konsumojnë çfarë prodhojnë bujqit dhe fermerët, konsumojnë çfarë iu ofrojnë të gjithë, ata të cilët janë në shërbim, konsumojnë të gjitha ato që gjithë zinxhiri i shërbimeve krijon. E nga ana tjetër Shqipëria sot për fatin e mirë të të gathëve dhe për fatin e keq të mendjeve të sëmura është komplet një vend tjetër. Sot ne diskutojmë për një projekt dhe për propozim që deri para disa vitesh do të ishte i paimagjinueshëm. Sot ne diskutojmë për ekselencën e turizmit botëror që kërkon të hyjë në Shqipëri, sot ne diskutojmë për t’u vendosur.

Pyetje e gazetarit:  Ekselenca është një kompani është krijuar në vitin 2021, sepse  zoti Kushner nuk ka eksperiencë në investime.

Kryeministri Edi Rama: Ignorantia non est argumentum.

 Pyetje e gazetarit: Ju lutem mund të na jepni në shifër sa do fitojnë shqiptaret sepse nuk na keni dhënë akoma një shifër? Ka bërë një studim shteti shqiptar sa do fitoni, një shifër iu lutem.

 Kryeministri Edi Rama: Sot ne diskutojmë për një Shqipëri, e cila përmes këtyre zhvillimeve bëhet konkurruese e drejtpërdrejtë e atyre që janë luanët e Mesdheut  që i kemi rreth e rrotull, që nga Kroacia, e Mali i Zi deri tek Greqia poshtë. Kështu që të tjerat pastaj janë muhabete kot. Se për të ardhur tani te përgjigja, flasim për një aplikim, të cilin ne do ta shqyrtojmë në një proces sipas ligjit dhe mbi të cilin ne do të negociojmë pjesëmarrjen e shtetit në atë investim etj. Kurse ju flisni për dokrra hini.

 Pyetje e gazetarit:  Kur ka lindur ideja e këtij projekti?

Kryeministri Edi Rama: Ideja e këtij projekti ka lindur përpara sesa unë të bëhesha kryeministër.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi për Durrësin/ PS thellon diferencën ndaj PD-së me 9 mandate deputetësh, kundër 5 të demokratëve

Sondazhi për Durrësin/ PS thellon diferencën ndaj PD-së me 9 mandate deputetësh, kundër 5 të demokratëve