Kryeministri Rama si gjithmonë mjaft aktiv në Facebook edhe sot ka replikuar duke u kthyer përgjigje komentuesve në faqen e tij.
 
Në një status për rilindjen energjitike që ka pësuar Shqipëria, sipas kryeministrit, njëri nga komentuesit i shkruan se "ca shteti do bosh ti mer jahu ke nji fshat 20 km larg Tr ka 6 vjet pa drita shko shif njihere si jetojne dhe me kthe pergjigje".
 
Por nuk mungon replika e menjëhershme e Ramës për komentuesin "Nuk e di për cilin fshat e ke fjalën se ka pasur shumë të tillë para 3 vjetësh, po sidoqoftë ma ço emrin e fshatit qe ta ndjek".
 
Një tjetër i shkruan se si PD si PS vetëm ngjyrat i keni ndryshe asgjë tjetër, ndërsa kryeministri e këshillon që të bëjë një vizitë te okulisti.

Rama
Replikat e Ramës në Facebook

dy.b/shqiptarja.com