'Ça të bëj, ky thotë s'është ai'/Njëri nga 'gylenistët' u ekstradua gabimisht në Turqi

'Ça të bëj, ky thotë s'është ai'/Njëri nga 'gylenistët' u ekstradua gabimisht në Turqi

'Gylenistët' e ekstraduar në Turqi

Në skandalin me dëbimin e gjashtë shtetasve turq, shteti i Kosovës përveçse ka shkelur ligjet e veta dhe të drejtat e njeriut të personave që ia dorëzoi Shërbimit Sekret Turk, ka bërë edhe një ngatërresë të tmerrshme. Bazuar në dokumentet dhe dëshmitë e siguruara nga “Koha Ditore”, njëri prej gjashtë turqve është arrestuar dhe deportuar gabimisht.

Policia me urdhër të AKI-së ka kërkuar të arrestojë shtetasin turk Hasan Hüseyin Demir, por në vend të tij ka arrestuar shtetasin tjetër turk, Hasan Hüseyin Günakan.

“A jeni ju Hasan Hüseyin Demir?”, e ka pyetur zyrtari i Policisë së Kosovës profesorin e kimisë të shkollës “Gylistan”. “Jo nuk jam unë ky person”, ia ka kthyer ai. “Unë jam Hasan Hüseyin Günakan”. Polici largohet dhe flet me dy pjesëtarët e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, të cilët rrinë jashtë ndërtesës së Aeroportit të Prishtinës.

“Çka të bëj, ky po thotë që nuk është ai që është në listë?”. Zyrtarët e AKI-së flasin me dikë në telefon, supozohet që me eprorin. “Po, po, ky është, dërgojeni!” i thonë zyrtarit policor.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë