DURRËS-Qyteti i Durrësit do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm sot dhe nesër. Njoftimi është bërë nga Ujësjellës Kanalizime Durrës.
Shkak i ndërprerjes së furnizimit me ujë është bërë çarja e tubacionit kryesor 700 mm në Fushë Kuqe që furnizon me ujë të gjitha lagjet e qytetit.
Sipas burimeve për Report Tv dëmtimi i tubacionit që furnizon me ujë qytetin e Durrësit ka ardhur si shkak i amortizimit.
Tubacionet janë prej vitit 1972, ndërsa kjo nuk është hera e parë që janë shfaqur probleme, megjithatë ky është dëmtimi më i madh që ka ndodhur ndonjëherë.
Brigada e avarisë po punon për riparimin në një kohë sa më të shpejtë të defektit, ndërsa deri në riparimin e dëmit qyteti do të jetë pa ujë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com