Çaka për Report Tv: Deri tani KQZ s’ka ndaluar asnjë aktivitet të asnjë institucioni! PD-LSI disa ankesa për PS! Hapat që ndjekim për një denoncim (VIDEO)

TIRANË-  Fundi i vitit 2020 për PD-LSI ka qenë shumë i ngarkuar duke u ‘ankuar’ në KQZ për aktivitetet të ndaluara sipas tyre të bëra nga PS-ja! Anëtari i Komisionit Rregullator, Dritan Çaka nuk dha një numër konkret se sa ka qenë numri i ankesave të PD-LSI, por tha se kanë të bëjnë kryesisht me dhënie legalizimesh dhe së fundmi edhe dhënien e çelësave të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Nuk mund të paraqesin ankesa vetëm individët, se mund ta bëjnë edhe persona juridik, apo parti të ndryshme siç është PD dhe LSI. Këto kanë depozituar ankesa, kryesisht kanë të bëjnë me shkelje të pretenduara me shpërndarjen e lejeve të legalizimeve apo me aktivitete publike që janë zhvilluar nga institucionet, ku ka pasur raste që nuk janë raportuar në ndërfaqe, se edhe mos raportimi 5 ditë përpara se të zhvillohet aktiviteti përbën shkelje. Pas datës 25 dhjetor dhe periudha më kryesore ka qenë ajo e ditëve të fundit të vitit të kaluar, por edhe për një sërë aktivitetesh në fillim janari. Ka dhe me dhënien e çelësave të banesave të dëmtuara nga tërmeti, këto janë ankesat e fundit”, tha Çaka.

Në Report TV, i ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’, Çaka ka sqaruar se cilat janë ato aktivitete që janë të ndaluara, pasi sipas tij ka jo pak raste një lexim jo të mirë të këtij urdhri.

“Duhet theksuar se jo çdo aktivitet duhet të raportohet te KQZ, janë ato aktivitete ku nuk ka prezencë të publikut apo të medias. Ndalohen ato raste që kanë të bëjnë me fonde që janë lëvruar pas datës 25 dhjetor, jashtë buxhetit të miratuar më parë nga çdo institucion. Ka dhe një farë një lexim jo të mirë të aktit, por jo çdo veprimtari apo kryetar bashkia është e ndaluar. Nëse janë nisur më parë, nëse janë veprimtari që nuk kanë të bëjnë me shpërndarjen e lejeve të legalizimit të certifikate, të kontratave, nuk ndalohen”, tha ai.

Deri më tani, KQZ nuk ka ndaluar zhvillimin e asnjë aktiviteti. “Deri tani nuk kam informacion që janë ndaluar aktivitet, por kjo nuk do të thotë që në të ardhmen nuk do të ndodh se varet nga lloji i aktiviteti”, tha Çaka.

Çaka ka treguar me detaje se si një qytetar mund të bëjë një denoncim dhe hapat që ndjek më pas KQZ deri në marrjen e një vendimi që është ose gjobë ose rrëzim të padisë së denoncuesit.

“Pranë KQZ është ngritur një ndërfaqe, ku çdo qytetarë mund të aksesojë një ndërfaqe, dhe kur konstaton që funksionarët që janë objekt i kësaj vendimmarrje kanë shkelur këtë vendim, mund të bëjnë ankesa drejtpërdrejtë. Çdo qytetar mundet të deklarojë në këtë ndërfaqe problematikën, cili është funksionari publik që e ka pasur të ndaluar ta bënte këtë veprimtari, çfarë provash disponon, foto apo filmime dhe më pas do të jenë pjesë e një shqyrtimi administrativ që do bëj KQZ. Kur KQZ merr një ankesë cakton një seancë dëgjimore që t’i jepet mundësia palës së akuzuar të japë pretendimet e saj, dhe kjo palë me prezencë personale ose avokati, mund të paraqesë kundër prova apo kundër argumente dhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, kur të marrë mendimin e 2 palëve, duke u bazuar provat që kanë vënë palët në dispozicion do të marrë një vendim, ose duke e dënuar me gjobë ose duke rrëzuar kërkesën. Pasi të mbarojë kjo mund të ankohet vendimi”, përfundoi Çaka në studion e Report TV.

KQZ me anë të një urdhri të marrë më 18 dhjetor, mori vendimin për të kufizuar qeverinë qeverinë 4 muaj para zgjedhjeve, ku ndalon zhvillimin e aktiviteteve që josh zgjedhësit, si dhurimi i shtëpive dhe shpërndarja e lejeve të legalizimeve.  

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor