Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj bashkoi në një takim në Tiranë, përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës.

Diskutimi mes palëve u përqendrua në një sërë çështjesh me interes të përbashkët, që lidhen me braktisjen e vendbanimeve në Luginën e Preshevës, njohjen e teksteve mësimore në shkolla fillore e të mesme, si dhe përfshirjen proporcionale në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Minisitri Cakaj i cilësoi bashkëkombasit kosovarë në Serbi një aset të vyer kombëtar

“Bashkëkombësit tanë në Serbi nuk janë vetëm një faktor margjinal, por një aset i vyer shoqëror e kombëtar. Ne do të vazhdojmë të artikulojmë shqetësimet e përbashkëta dhe të punojmë pakursyer në shërbim të mbrojtjes së të drejtave të tyre”, u shpreh Cakaj.

Në përfundim Cakaj shprehet krenar me vullnetin e përfaqësuesve për të tejkaluar dallimet e brendshme në shërbim të objektivave madhore kombëtare.