TIRANE-Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka bërë me dije në një reagim në Facebook, se sot janë mbyllur tre marrëveshje me Kosovën në fushën e politikës së jashtme dhe integrimit evropian.
Sipas ministrisë së Jashtme, së pari me ministrin e Integrimit Evropian, Blerim Reka është mbyllur marrëveshja për të shkëmbyer përvojat dhe ekspertizën në çështje të organizimit të strukturave përgjegjëse për integrim, procesit të përafrimit të legjislacionit dhe bashkëpunim më të përgjithshëm politik në kuadër të synimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Tani e tutje, dy Ministritë çdo vit do të organizojnë edhe konferencën e përbashkët për diskutim e shtjellim të shumë çështjeve që lidhen me integrimin evropian.”- theksoi Cakaj në reagim.
Së dyti, me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca është mbyllur marrëveshja për fuqizimin e diplomacisë publike, mes të tjerash, duke përcaktuar një listë konkrete të aktiviteteve për promovimin e imazhit dhe prodhimeve të dy vendeve, si dhe unifikimin e kalendarit të aktiviteteve kulturore. Gjithashtu, është mbyllur edhe marrëveshja për punën e bashkërenduar në fushën e politikës së jashtme, që përmban edhe krijimin e një skuadre me përfaqësues specialë për mbrojtjen e interesave të dy vendeve.
Për më tepër, Cakaj bëri me dije se nëpërmjet një letre zyrtare, i ka kërkuar pëlqimin ministrit Konjufca për të vazhduar projektin e zhvillimit të Ambasadave dhe Konsullatave me hapësira të përbashkëta. “Pavarësisht pandemisë, puna jonë nuk është ndalur dhe përkushtimi ynë për maksimizim të bashkëpunimit me Kosovën është i patjetërsueshëm.”- përmbylli reagimin e tij Cakaj.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2092
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Deklarata e përbashkët e Kuvendeve Kosovë-Shqipëri: Dënohen sulmet në veri, thirrje Serbisë t’i dorëzojë autorët
20 Dhjetor 2024, 16:58
-
Kryetari i Kuvendit të Kosovës bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e veçantë të vajzës
18 Dhjetor 2024, 13:34
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë/ Vetëvendosja dorëzon në KQZ listën me 110 kandidatët për deputetë, Kurti i pari në renditje
12 Dhjetor 2024, 08:35
-
Serbia dënon një shtetas të Kosovës me 6 vjet burg për krime lufte, reagon kryetari i Kuvendit të Kosovës
6 Dhjetor 2024, 16:03
-
Kosovë/ Deputetët e Vetëvendosjes pengojnë deputetët serbë të hyjnë në Kuvend, Konjufca ndërpret seancën
5 Dhjetor 2024, 15:53
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga Kosova, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit! Osmani: Të bashkuar në zemër e shpirt
28 Nëntor 2024, 08:40
-
Kryeparlamentari i Kosovës Konjufca: Sulmi terrorist në Banjskë, i njëjtë me sjelljet agresore të Rusisë në Ukrainë
2 Tetor 2024, 16:27
-
Kryeparlamentari Glauk Konjufca për kërcënimet e Vuçiçit: Nuk na bëjnë përshtypje
16 Shtator 2024, 17:21
-
Do ketë një tjetër Kuvend të përbashkët Shqipëri-Kosovë, takohen kryeparlamentarët Konjufca-Spiropali: S’ka ngrirje të marrëdhënieve, pavarësisht ndonjë mospajtimi të kryeministrave!
11 Shtator 2024, 14:37
-
Kryetarja e Kuvendit Spiropali sot në Kosovë, takim me Kurtin dhe Konjufcën
11 Shtator 2024, 10:44
-
Konjufca: Kosova në pritje të statusit të vendit kandidat të BE-së
10 Shtator 2024, 22:36
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Konjufca: Ndërkombëtarët po tregohen të njëanshëm
9 Shtator 2024, 16:45
po kjo esht arritje marrveshje me kosoven qe as shkoller nuk njihen ne kosov arritje te medha po bo ky i vogli
Përgjigju