Cakaj takon homologun hungarez: Mbarëvajtja e zgjedhjeve, interes kombëtar

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj u shpreh se Shqipëria nuk duhet të bëjë hapa pas për interesa partiake, por duhet angazhim për interesin kombëtar.

Duke folur për zgjedhjet e 30 qershorit në konferencën për shtyp me ministrin e Jashtëm të Hungarisë Peter Szijjarto, Cakaj u shpreh se duhet të ketë përparësi agjenda evropiane e vendit përpara çfarëdo llogaritjeje politike.

Në konferencën e përbashkët për shtyp Cakaj falenderoi Hungarinë për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit, por tha se ndihma e miqve të Shqipërisë duhet të shoqërohet me përpjekje, vullnet dhe veprime politike të brendshme që nuk pengojnë, por ndihmojnë në hapjen e negociatave.

Ministri në Detyrë Cakaj vlerësoi lartë bashkëpunimin me Hungarinë.

“Gjatë gjithë kësaj periudhe me Ministrin Szijjarto kemi zhvilluar një cikël takimesh që kanë përfunduar me nënshkrimin e disa marrëveshjeve dhe jemi në proces shqyrtimi të mundësive të reja të bashkëpunimit,” tha Cakaj.

Nga ana e tij ministri hungarez konfirmoi mbështetjen ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë