Pasi kryeministri Edi Rama i delegoi kompetencat e tij të ministri të Jashtëm, Gent Cakajt, vendi i tij si zv.ministër mbeti vakant. (SHIKO KËTU)
Por në mbledhjem e sotme të qeverisë u vendos që vendin e Cakajt do ta zërë Sokol Dedja.
Dedja ka mbajtur postin e drejtorit për BE-në në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.
Presidenti Ilir Meta ktheu dekretin për Gent Cakajn duke e konsideruar atë të papërshtatshëm për shkak të qëndrimeve të tij lidhur me çështjen e kufijve të Kosovës, mungesën e përvojës si dhe shkeljen që ka konsumuar pasi prej 7 muajsh ka mbajtur detyrën e zv/ministrit pa qenë i pajisur më parë me certifikatë sigurie.
Pas mosdekretimit të Cakajt, kryeministri Edi Rama mori postin e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, duke ia deleguar më pas postin zv.ministrit Gent Cakaj.