Çakmaku i Braçes apo i Dukës?

Çakmaku i Braçes apo i Dukës?

Erjon Brace dhe Armand Duka

Në zhargonin e fjalor shqiptar, përdoret edhe metafora për individët që “filani është çakmak”. Ka nënkuptimin që nuk duron, nxehet shpejt apo ta kthen menjëherë.

Arbitri Andi Koçi na rezultojë të jetë çakmak. I menjëhershëm me reagimin e tij. Dikush e goditi me çakmak dhe me një integritet dhe respekt të lartë për personin e tij, apo edhe për profesionin e gjyqtarit të futbollit, mori lejen për të folur publikisht për median.

Shumë mirë bëri. Askush nuk duhet të guxojë të cënojë fizikisht dikë në krye të detyrës.

Por, me sa duket “çakmaku” Koçi nuk e ka pasur problemin te çakmaku si send, por te alibia për të shënjestruar deputetin Erjon Braçe.

Nëse pyet Andi Koçin, vështirë se mund të ketë njohje apo inate personale me Braçen.

Por, papritur duket se ka pasur një skenar, që lind në zyrat e atij që paguan arbitrat, atij që ka drejtuar FSHF-në.

Armand Duka ka një sfidë personale me deputetin Braçe. Ky i fundit ka qenë një kritik dhe denoncues i vazhdueshëm i abuzimeve skandaloze të FSHF-së, i dyshimeve për evazion fiskal apo për shpërdorim të ardhurash.

Akuza dhe bezdisje, që i gjen të shprehen nga pak individë. Po aq sa numri i atyre që u intereson futbolli i pastër.

Gjithsesi, si një “ushtar” i devotshëm, arbitri doli dhe denoncoi për herë të parë, dikë me emër, që e ka goditur.

Së pari, ka kontradita në dy intervista të ndryshme, për dy media mjaft serioze.

Te njëra shprehet që nuk e pashë se kush më goditi, por më thanë asistentët. Tek tjetra shprehet që e pashë dhe më goditi Erjon Braçe. Një kontraditë, që mbase vetë Koçi e di arsyen.

Po aq sa Koçi nuk e ka ditur sa herë që i kanë hedhur sende në ndeshje të tjera. Po aq sa Koçi nuk ka reaguar apo dal në mbrojtje të kolegëve që janë rrahur barbarisht, në mes apo tunelet e stadiumeve. Po aq sa Andi Koçi nuk ka dalë të japë shpjegime për akuza direke në ndeshje të caktuara.

Raste kur i është cënuar integriteti personal dhe profesional.

Vetëm në pasditen e asaj dite të ndeshjes, Rudi Vata, ish-kapiteni i Kombëtares, deklaroi publikisht, që arbitrat janë të korruptuar.

Këto fjalë nuk e vranë Andi Koçin. Nuk ia kishin thënë të fliste për të.

Gjithsesi, çështja e çakmakut, të atij që e ka goditur, nuk ka justifikim dhe as alibi.

Problemi është, a u përgatit ky skenar në zyrat e FSHF-së, duke përdorur Koçin, si një vegël, në mënyrë që të dënojnë Erjon Braçen, rivalin e shefit të tij Duka?!

A ka arritur Shoqata e Arbitrave të përdoret si një levë, jo vetëm për interest personale në kamikazlliqet në favor të miqve gjatë ndeshjeve, por edhe për hatërmbetje individuale të ish-presidentit Armand Duka.

Kjo tregon një nivel më të lartë shfrytëzimi. Përtej atij të përdorim profesional. Tashmë është në nivelin, që i vënë edhe flakën integritetit si burra…(Vipsport)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 007: 25/04/2018 17:09

    Duka i KRIMIT, Duka MALAVITA..benzinen e kam une çakmaku mungon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

'Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg', reagon Rama: Mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit

'Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg', reagon Rama: Mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit