Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako është duke marrë pjesë në samitin e shefave të Policisë së Kombeve të Bashkuara, me moton “Shërbe dhe mbro, të ndërtojmë paqen dhe sigurinë", në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Gjatë ditës së djeshme Samiti u përshëndet edhe nga zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Jan Eliason. Samiti ka si qëllim ndërgjegjësimin dhe rritjen e rolit të Policisë së Kombeve të Bashkuara dhe forcave të zbatimit të ligjit në misionet paqeruajtesë. 

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)