Çako takim me dyer të mbyllura
me drejtorin e policisë në Lezhë

Çako takim me dyer të mbyllura<br />me drejtorin e policisë në Lezhë<br>
Atentati mafioz ku mbeti i vrarë Aleksander Ndoka, ka sjellë në Lezhë Drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako.

Në orët e mbrëmjes të së hënës Çako ka zhvilluar një takim me drejtuesit e policisë vendore në Lezhë ku në fokus të diskutimeve, sipas burimeve ka qenë vrasja e Aleksander Ndokes. Drejtori i Policisë së shtetit mësohet se ka kërkuar informacion mbi hetimet që po kryhen për këtë ngjarje, ndërsa ka kërkuar angazhim maksimal për zbardhjen sa më parë të këtij krimi.

Takimi i cili ka zgjatur rreth 1 orë nuk është bërë publik për mediat. Vetë Çako nuk ka bërë asnjë deklarate në lidhje me faktet apo detajet ku do të përqendrohet hetimi, ndërkohë pas këtij takimi priten zhvillime të reja në lidhje me ngjarjen ku mbeti i vrarë, Aleksander Ndoka, vëllai i ish deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka.

Informacionet në lidhje me hetimet që po kryhen janë mjaft të rezervuara, për vete dinamiken se si ka ndodhur ngjarja, por ndonëse se kanë kaluar tre ditë nga ekzekutimi i 48-vjeçarit, ende nuk ka asnjë person të ndaluar për këtë krim të rëndë që tronditi qytetin e Lezhës.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim