Eitracht Frankfurt ka bërë surprizën e madhe në çerekfinalet e Europa League, duke eliminuar Barcelonën pretendente. Pas barazimit 1-1 në Gjermani, mbrëmjen e kaluar në Camp Nou gjermanët fituan me rezultatin 2-3, duke i shkaktuar humbjen e parë katalanasve që prej muajit janar. Deri në minutën e 90 Frankfurt udhëhiqte 0-3, por Barcelona arriti të shmangte turpin duke realizuar dy herë me Busquets dhe Depay-n.
Në gjysmëfinale gjermanët do përballen me West Ham. Anglezët eliminuan Lyon falë fitore 0-3 në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Francë. Sakaq gjysmëfinalja tjetër do jetë një përplasje gjermano-skoceze, pasi Leipzig që eliminoi Atalantën falë fitores 0-2 në Bergamo do përballet me Rangers. Këta të fundit arritën të prëmbysnin humbjen 1-0 të ndeshjes së parë kundër Bragës, pasi në shtëpinë e tyre fituan 3-1.
Ndërkohë në kompeticionin tjetër të Conference League në gjysmëfinale ka shkuar Roma, që falë fitores 4-0 eliminoi makthin e saj Bodo Glint. Ndeshja e parë ishte fituar 2-1 nga norvegjezët, ndërsa në turin e ardhshëm italianët do përballen me Leicester. Skuadra nga Premier League eliminoi PSV falë fitores 1-2 në transfertë.
Gjysmëfinalja tjetër do jetë mes Feynordit dhe Marsejës. Siç dihet finalja e Conference League do zhvillohet në stadiumin Air Albania të Tiranës dhe premton të jetë një ndeshje më shumë shkëlqim.