Shorti i Gjykatës Administrative të Tiranës për padinë e ngritur nga Erion Veliaj ndaj prokurorit Ols Dado, ka përzgjedhur gjyqtarin Hazbi Balliu.
Më 23 janar, kryebashkiaku i Tiranës depozitoi kërkesë-padinë për dekretin e vitit 2007-2012 duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të Ols Dados si prokuror.
Sipas padisë, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin sepse nuk kishte kryer Shkollën e Magjistraturës. Veliaj pretendon se Presidenca e ka dekretuar emërimin pa kryer verifikimin.
Veliaj kërkon gjithashtu, që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të detyrohet të marrë vendim për përfundimin e menjëhershëm të statusit të magjistratit dhe ushtrimit në mënyrë të paligjshme të detyrës të prokurorit në fjalë.
Në padi theksohet se emërimi ka sjellë pasoja të rënda ndaj Bashkisë së Tiranës, Republikës së Shqipërisë, rendit kushtetues, institucioneve, familjes dhe personit.
Komente










