Senati Italian votoi sot ndryshimet në ligjin për Buxhetin 2017, pjesë e të cilit është edhe ai për ndryshimet në shërbimet call center.
Senati e miratoi buxhetin pa ndryshime sic kish mbërritur nga dhoma e deputetëve. Pak ditë më parë mediat italiane njoftuan se dhoma e deputetëve kishte miratuar ligjin i cili synon ndalimin e shpërnguljes të kompanive italiane call center që e ofronin shërbimin e tyre në vendet që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian sic është edhe Shqipëria ku ofrohet si shërbimi inbound edhe ai outbound.
Sipas rregullave të reja , nëse një operator ekonomik vendos të lokalizohet, qoftë edhe duke e dhënë shërbimin në një vend që nuk është anëtar i BE-së duhet të komunikojë brenda 30 ditëve destinacionin te organet përkatëse, përfshi këtu edhe numrin e punonjësve.
Një aspekt tjetër ka të bëjë edhe me ashpërsimin e sanksioneve për mos njoftime apo vonesa që llogariten deri në 150,000 euro.
Njoftimi duhet të bëhet jo më shumë se 60 ditë nga hyrja në fuqi e ligjit të Buxhetit edhe nga operatorët që tashmë janë të delokalizuar.
Nëse këta të fundit nuk zbatojnë detyrimin, atëherë mbi ta do të zbatohen sanksione administrative deri në 10,000 euro për çdo ditë vonesë.
Amendimet parashikojnë edhe forcimin e të drejtës së subjektit që merr një telefonatë nga një call center për t’u informuar vendin nga bëhet thirrja. Kjo do të bëhet e detyrueshme 90 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit të Buxhetit.
Moszbatimi i këtij detyrimi do të shoqërohet me një sanksion administrativ prej 50,000 euro për çdo ditë të shkeljes së ligjit.
Po me 50,000 euro gjobë ndëshkohet edhe moskomunikimi me Ministrinë e Punës në lidhje me identifikimin e vendndodhjes të call center.
Në Shqipëri numërohen mbi 800 kompani call center me mbi 25 mijë të punësuar.Call Center është sektori i katërt më i madh në vend, përsa i përket numrit të të punësuarve.
Sipas Instat ky sektor ka sot rreth 7% të të punësuarve në sektorin privat jo bujqësor. Pak ditë më parë Ministria e Mirëqenies sociale u shpreh se ky ligj do të duhet të miratohet edhe në Komisionin Europian.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO