Aktori Callum Turner e ka konsideruar ditën e martesës me këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipa, si ditën më të bukur të jetës së tij.
“Ishte e jashtëzakonshme… Ishte dita më e bukur e jetës sime. Është bukur të gjesh një njeri që e do, që të do dhe me të cilin dëshiron të jesh gjatë gjithë kohës”, është shprehur ai në një intervistë për Esquire.
Ai gjithashtu foli edhe për martesën dhe jetën e tyre së bashku, ku shprehu edhe dëshirën për të krijuar një familje me yllin e popit. I pyetur nëse krijimi i një familjeje është një nga prioritetet e tij gjatë dekadës së ardhshme, Turner u përgjigj pozitivisht.
“Sigurisht që po. Jam 36 vjeç. Do të doja të krijoja një familje dhe të rrisja fëmijë”, u shpreh ai.
Dua Lipa dhe Callum Turner u lidhën në fillim të vitit 2024. Marrëdhënia e tyre u bë publike gradualisht, ndërsa çifti konfirmoi fejesën në qershor 2025.
Çifti u martua majin e kaluar në Old Marylebone Town Hall, në Londër, ndërsa më pas bënë edhe një festë triditore në Palermo të Siçilisë.









Komente
Komento