Cameron: Bota e bashkuar kundër Shtetit Islamik “kultit të vdekjes”

 /ATSH-AFP/ - Miratimi nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së të një rezolute që kërkon veprim kundër organizatës xhihadiste të Shtetit Islamik tregon që bota është e bashkuar kundër këtij kulti të vdekjes, deklaroi kryeministri britanik, David Cameron.
Në këtë rezolutë të miratuar me unanimitet shtatë ditë pas masakrës së kryer nga Shteti Islamik në Paris, ku si pasojë humbën jetën 130 persona, Këshilli i Sigurimit u kërkon shteteve që janë në gjendje ta bëjnë këtë, të marrin të gjitha masat e nevojshme për të luftuar organizatën xhihadiste.
"Ky votim është një moment i rëndësishëm", deklaroi Cameron në një komunikatë.
Këshilli i Sigurimit mbështeti unanimisht veprimin kundër këtij kulti të vdekjes në Siri dhe në Irak. Ai përsëriti vendosmërinë për të arritur në një zgjidhje politike të konfliktit në Siri .
"Bota është e bashkuar kundër Shtetit Islamik. Komuniteti ndërkombëtar u mblodh dhe vendosi për të mundur këtë organizatë që kërcënon popujt e çdo vendi dhe çdo feje", shtoi Cameron.
Britania e Madhe bën pjesë në koalicionin ndërkombëtar të drejtuar nga SHBA-ja që zhvillon që prej më shumë se një viti bombardime ajrore kundër Shtetit Islamik.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai