Bëhet fjalë për aktoren Cameron Diaz, e cila ka mbetur e mahnitur nga format seksi të Kate Upton.
Kjo pasqyrohet n ëklipin e filmit më të ri ku aktorja dhe modelja janë protagoniste më titul “The Other Woman”.
Filmi tregon historinë e Carly (Cameron Diaz), e cila tronditet kur mëson se i dashuri i saj Mark (Nikolaj Coster-Waldau) është i martuar me Kate (Leslie Mann).
Tronditja shtohet kur ato mësojnë se Marku i tradhton të dyja me një tjetër (Kate Upton).
Carly dhe Kate bashkohen për të zbuluar kush është kjo femër dhe e shohin për herë të parë në plazh, veshur me bikini të bardha, ku personazhi i Cameron Diaz mbetet me gojë hapur: “Është perfekte! Për notën 10!” Filmi ‘The Other Woman’ do të shfaqet për herë të parë në fund të muajit prill.

(b.t/shqiptarja.com)
