Aktorja hollivudiane Cameron Diaz është shprehur në një intervistë për gazetën “Shqip” se do të kishte dëshirë të vizitonte Shqipërinë. Këtë e ka shprehur gjatë promovimit të librit të saj “Body Book” kur një gazetar shqiptar e ka pyetur për vendin tonë.

“Keni dëgjuar për shqiptarët, dini diçka për Shqipërinë?

Sigurisht që kam dëgjuar për Shqipërinë e shqiptarët. Megjithëse jam e lindur në Kaliforni me baba kuban, por mamaja është nga Irlanda e Veriut dhe unë ndihem europiane. Kam dëgjuar fjalë të mira edhe në rrethin e miqve të mi. Më kanë thënë se është një vend shumë i bukur dhe me tradita, por i vogël, që ruan bukuri të rralla të natyrës. Unë kam qenë shumë afër saj, në Paros të Greqisë, dhe aty një kamerier shqiptar me një mirësjellje më foli për vendin e tij dhe më pëlqeu shumë.

cameron diaz

Do të dëshironit ta vizitonit ndonjëherë?

Pse jo, mua më pëlqen shumë të eksploroj vende të reja dhe Europa ka vende interesante, shumë të virgjëra dhe mjaft të mrekullueshme. Unë kam vizituar Greqinë dhe bashkë me Shqipërinë janë vende të bukura me brigje të mrekullueshme detare. Mbase ndonjëherë do të jetë në planet e mia për ta eksploruar këtë vend. Sado që axhenda ime e punës është shumë e ngarkuar, unë i pëlqej shumë edhe udhëtimet,”-është shprehur aktorja hollivudiane.

Botimi i saj më i fundit ka provokuar mjaft diskutime dhe debate.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)