Cameron e Hollonde homazhe tek
Bataklan: Edhe Britania luftë ISIS

Cameron e Hollonde homazhe tek<br />Bataklan: Edhe Britania luftë ISIS
Kryeministri Britanik David Kamerun dhe Presidenti francez, Francois Hollande kanë mbajtur një minutë heshtje përpara teatrit Bataklan në Paris ku ishte dhe numri më i madh i viktimave pas të premtes së zezë të 13 nëntorit.

Kamerun zhvilloi një vizitë në Paris, në shenjë soliadriteti dhe mbështetjeje pas sulmeve terrrosite. Në një konferencë për shtyp me presidentin francez, kryeministri Britanik deklaroi se bota po bashkohet për të luftuar shtetin islamik. 

Ai siguroi presidentin francez se Britania e Madhe do bashkohet me sulmet ajrore  kundër ISIS në Siri, por vendimi do të jetë në dorën e deputetëve. Votimi në parlamentin britanik do të bëhet përpara krishtlindjeve

"Ne kemi treguar vendosmërinë tonë dhe së bashku do të shkatërrojë këtë kërcënim të keq," deklaroi Kamerun.

Franca u bë pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër  ISIS dhe është një nga vendet që ka ndërmarrë më shumë sulme ajërore. Por kjo levizje I kushtoi jetën 130 personave në Paris, që sipas terroristëve erdhën pas vendimit të Hollande për të marrë pjesë në koalisionin kundër ISIS. 

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai