Konservatorët fituan 331 vende në Parlament, 5 vende më shumë se sa duhen për të formuar mazhorancën. Fitore si kjo nuk kishte ndodhur që në vitin 1992. Rivalët e David Cameron, Ed Miliband, Nick Clegg dhe Nigel Farage u dorëhoqën nga partitë e tyre pas zhgënjimit elektoral.
Lideri i Konservatorëve është duke filluar procesin e krijimit të qeverisë. Xhorxh Osborn është riemëruar si kancelar, Teresa May u emërua ministre e Punëve të Brendshme, Filip Hamond si ministër i Jashtëm dhe Majkëll Fallon ministër i Mbrojtjes. David Cameron tha në fjalën mbyllëse të tij se do arrijë në të gjitha pjesët e Britanisë dhe ‘’do ta bashkojë vendin’’.
k.b/shqiptarja.com