/ATSH-AFP/ - Kryeministri britanik, David Cameron zhvilloi sot një vizitë të papritur në Liban dhe Jordani për të njoftuar mbi ndihmat e reja në kampet e refugjatëve sirianë me qëllim për të shmangur një fluks të ri në Evropë.
Cameron vendosi gjithashtu për të emëruar një nënsekretar Shteti për Refugjatët, deputetin Richard Harrington, i cili do të ngarkohet për zbatimin e strategjisë së Londrës, ndryshe nga ajo e Berlinit dhe Parisit, përballë krizës së imigrantëve që ka goditur Evropën.
Gjatë vizitës së tij, Cameron takoi refugjatët sirianë në një kamp në luginën Bekaa, në lindje të Libanit dhe në kampin Zaatari, në veri të Jordanisë.
"Dëshiroj të shikoj me sytë e mi dhe të dëgjoj vetë refugjatët dhe për cfarë ata kanë nevojë", theksoi ai.
Pas takimit me homologun libanez, Tammam Salam në Bejrut, ai njoftoi dyfishimin e fondeve për shkollat libaneze, në 20 milionë stërlina (27 milionë euro) në vit gjatë tre viteve të ardhshme.
Libani ka pritur më shumë 1,1 milionë sirianë, ekuivalente me një të katërtën e popullsisë.
Në fillimi të muajit shtator, Cameron kishte njoftuar zhbllokimin e 100 milionë stërlinave (136 milionë euro) shtesë për t'i bërë ballë krizës humanitare.
/Shqiptarja.com