BERLIN - Kryeministri i Britanisë, David Cameron do të udhëtojë ditën e premte në Berlin me ftesën e kancelares gjermane Angela Merkel, ku do të diskutojë kërkesat e Londrës për ndryshime thelbësore në strukturën e përbërjen e Bashkimit Europian.
Sipas kryeministrit britanik Unioni Evropian duhet t’i japë më shumë autonomi Britanisë duke ndryshuar kuadrin ligjor për të eliminuar disa vendime e angazhime detyruese të marra në emër të Bashkimit Europian për të gjitha vendet anëtare.
Gjithashtu e rëndësishme në këtë takim do të jetë edhe kuadri ligjor i përgatitur nga Londra zyrtare, që ka si synim rinegocimin e anëtarësimit të Britanisë në Bashkimin Europian, siç u premtua nga kryeministri David Cameron më parë gjatë vitit.
Ndërkohë deputetët e partisë konservatore këmbëngulin, që Kryeministri të angazhohet për një referendum të prerë mbi çështjen nëse Britania do të qëndrojë apo të largohet përgjithmonë nga zona Euro.
Por Cameron ka hasur në kundërshtimin e Francës dhe Gjermanisë për këtë rishikim të politikës vendase britanike.
Disa udhëheqës dhe diplomatë të BE-së janë të shqetësuar në lidhje me perspektivën e Cameron në përpjekje për të riformuar marrëdhëniet e vendit të tij me bllokun dhe frikën se Britania mund të dalë prej saj.
Sondazhet e fundit në Britaninë e Madhe tregojnë se një në tre britanikë është në favor të qëndrimit brenda BE-së.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com