Kryeministri britanik David Cameron njoftoi sot në mëngjes, pas fitores së "Jo"-së në referendumin e Skocisë, kalimin e pushteteve të reja për katër kombet përbërëse të Britanisë së Madhe, Skoci, Uells, Iralndë e Veriut dhe Angli.
"Në momentin kur Skocezët do të kenë më shumë pushtet mbi menaxhimin e çështjeve të tyre, kjo do t'i kalojë edhe banorëve të tjerë të Anglisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut që duhet të kenë edhe ata gjithashtu të drejtën e të vendosurit në çështjet e tyre", tha David Cameron gjatë një deklarate në "10, Downing Street në Londër".
David Cameron iu drejtua në mënyrë më të drejtë Skocezëve, ndërkohë që shefi i lëvizjes skoceze për pavarësi, Alex Salmond, i kërkoi sot, duke pranuar humbjen e tij, që të mbajë premtimet e tij duke i dhënë më pushtet këtij rajoni verior.
"Për ata skocezë që janë skeptik për sa i përket premtimeve kushtetuese të bëra, më lejoni t'ju them këtë: ne kemi transferuar tashmë pushtete nën këtë qeverisje dhe do ta bëjmë sërish gjatë legjistraturës së ardhshme", theksoi Cameron.
"Tre partitë unioniste morrën angazhimet mbi pushtete shtesë për palramentin skocez. Ne garantojmë se do të mbahen", vazhdoi ai./ATSH/
/Shqiptarja.com