ITALI - Arrestohet në romë kreu i klanit kamorrist “Kontini”. Mediat italiane raportojnë se skuadra special e antimafias së kryeqytetit në bashkëpunim me atë të Napolit kanë bërë të mundur prangosjen e Xhuzepe Amendolas, i cili ishte në listën e 100 personave më të rrezikshëm në Itali.
 
Mbi të rëndojnë dhjetra akuza si pjesëmarrje në organizata kriminale, kërcënime të paligjshme dhe pastrim parash.Operacioni u krye në zonën bregdetare Torvaianika ku kreu i kësa organizate ishte duke pushuar me familjen.dhe gjatë prangosjes nuk ka bërë rezistencë.
 
Xhuzepe Amendola ishte në kërkim nga policia italiane që nga 2012.
 
Klani kamorrist Kontini në bashkëpunim me klanin Likardi është një nga më të fuqishmit në qytet e Napolit dhe zonat periferike të tij.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)