Cana flet për UEFA-n, Franca
favorite, do tregojme sa vlejmë 

Cana flet për UEFA-n, Franca<br />favorite, do tregojme sa vlejmë 
“Në Francë ne do të bëjmë lojën tonë dhe do tregojmë vlerat si skuadër”.

Kështu është shprehur kapiteni i Kombëtares Lorik Cana në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s.

Loriku fjalët e para i shpenzon për trajnerin De Biasi duke thënë se italiani është një person I madh që bëri histori me Shqipërinë.

Ai na ka ndihmuar shumë që të japim maksimumin dhe e ka kuptuar më së miri punën e tij.

Të luajë në Francë në shtëpinë e tij të dytë për Canën do të jetë emocionuese por ai edhe si kapiten është gati për të udhëhequr kuqezinjtë. Cana sheh Francën si favorite të grupit: “Franca është gjithmonë favorite sidomos tani që ka një brez të mirë. Me mbështetjen e tifozëve që kanë do jetë e vështirë të luash ndaj tyre”.

Në fund Lorik Cana e mbyll me pritshmëritë e Shqipërisë në këtë Europian.

Çdo skuadër vjen në Francë për të fituar dhe Shqipëria do bëjë të njëjtën gjë. Por sa e mundur do jetë kjo dhe cilat janë shanset tona kjo është tjetër gjë. Së pari ne duam të luajmë ndeshjet tona dhe të tregojmë sa vlejmë.

Redaksia Online 
xh.k/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

‘O dreq, boll bërtite’, sherri te Hetimori i Shëndetësisë shqetëson Braçen! Deputeti i PS futet në mbledhje: Kam zyrën ngjitur

‘O dreq, boll bërtite’, sherri te Hetimori i Shëndetësisë shqetëson Braçen! Deputeti i PS futet në mbledhje: Kam zyrën ngjitur