Lorik Cana është gjobitur nga policia rrugore për parkim të gabuar. Një police femër nuk është kursyer ndaj ish-kapitenit të kombëtares të kuqezinjve, ku e ka gjobitur Canën në mes të Tiranës.

Ish-kapiteni i kombëtares i cili u largua nga kuqezinjtë pas Kampionatit Europian, Francë 2016 e kishte lënë ‘’Range Rover’’ in e tij me bllokazh ndezur teksa po blinte te dyqani pranë rrugës.

Qytetarët kanë nxituar menjëherë për të paralajmëruar ish­-kapitenin e futbollit, me idenë që po e ndihmonin por kanë marrë prej tij këtë përgjigje: “Ani nasht, le t’vejn ç’ka t’dun. Keq e kom lan e me këtë rast po e ndihmojmë edhe shtetin shqiptar me para”, është përgjigjur Cana duke vijuar blerjet pa u shqetësuar aspak.

Në makinë së bashku me Canën ka qenë edhe bashkëshortja dhe djali i tyre Bojken. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com