Cana: Jemi afër kualifikimit
duam mbështetjen e tifozëve

Cana: Jemi afër kualifikimit<br />duam mbështetjen e tifozëve
Të mërzitur por të bashkuar që kualifikimi të arrihet në Armeni. Futbollistët e Kombëtares analizojnë ndeshjen me Serbinë. Kapiteni Cana merr përsipër përgjegjësinë e "shthurjes" së minutave të fundit.

Si e kemi lozur ndeshjen ka qenë fantastike, në asnjë moment Serbia nuk e ka treguar nivelin e saj. Janë lojtar të mëdhenj, kanë shumë përvojë dhe dinë disa momente të shfrytëzojnë dhe duhet të tregojmë më shumë pjekuri dhe më shumë përqendrim. Kjo është një gjë që duhet përmirësuar duke filluar nga lojtarët me shumë përvojë si unë i pari në fushë”, - u shpreh kapiteni i kombëtares Lorik Cana.

lorik cana

Sulmuesi Cikalleshi mendon se kualifikimi do vijë ndaj Armenisë.

“Sinqerisht më vjen keq për rezultatin e sotëm sepse u zhgënjyem ne dhe me siguri janë zhgënjyer shumë tifozë por në këto momente ne duam mbështetjen e tyre më shumë se kurrë sepse siç e thatë dhe ju jemi shumë afër kualifikimit dhe me një fitore do të bënim ëndrrën tonë realitet”, - thotë Cikalleshi.

sokol cikalleshi

Cana ka edhe një mesazh për ndeshjen e së dielës:

Atë që mund ti premtojmë tifozëve është thjesht që ne do vazhdojmë me ktë mënyrë loje. Në fund ai që ka merituar më shumë, zakonisht e kuptoni besoj që kemi merituar në aspektin çfarë kemi treguar në fushë që pretendojmë dhe meritojmë për tu kualifikuar”.

Ndërsa trajneri De Biasi mendon se publiku e shtyu skuadrën në aventurë.

“U munduam të kërkonim fitoren në mënyrë racionale sepse Serbia është një kundërshtar i fortë dhe të ndëshkon. Për fat të keq në fund i humbëm ekuilibrat pasi provuam ta fitonim ndeshjen. Bëmë gabime që na ndëshkuan. Kemi një mundësi të shkëlqyer të dielën dhe shpresoj që skuadrës të mos i bëhet funerali. Duhet të ruanim barazimin por dëgjuam tifozët që kërkonin më shumë. Nëse ndjekim instiktin dhe nuk jemi racional nuk mund të bëjmë atë hapin e madh cilësor. I thashë edhe lojtarëve që të mësojnë nga gabimet dhe duhet të nxjerrim një mësim të mirë nga kjo gjë”, - u shpreh De Biasi.

Për trajnerin e Serbisë Radovan Curcic dëshira e madhe e futbollistëve të tij solli fitoren. Ai deklaron se fitoi skuadra më e mirë dhe falenderon FSHF-në për organizimin. Ndërkaq Uefa ka përcaktuar edhe gjyqtarin e ndeshjes vendimtare ndaj Armenisë ai është polaku Szymon Maciniak.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, arrestohet Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i rrëmbyer dhe zhdukur në 2015

Operacioni i SPAK, arrestohet Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i rrëmbyer dhe zhdukur në 2015