Cana kërkon të bëhet ‘anglez’
shpërthejnë Ajeti dhe Cikalleshi

Cana kërkon të bëhet ‘anglez’<br />shpërthejnë Ajeti dhe Cikalleshi
Lorik Cana është padyshim ‘mbreti’ i merkatos kuqezi këtë verë, pasi po lakohet në shumë ekipe nga Italia, Gjermania, Katari, SHBA, Francë, Greqi dhe së fundmi në Angli. Prestigjiozja britanike, “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull të veçantë karrierës së shqiptarit nga Kosova me të gjitha lëvizjet dhe pritshmëritë.

“Daily Mail” shkruan se Lorik Cana ka refuzuar të gjitha ofertat në drejtim të tij me qëllim që të rikthehet në kampionatin anglez të futbollit, aty ku më parë ka luajtur në edicionin 2010-11 me Sunderland. Ish-lojtari i Sanderlendit sipas asaj që shkruajnë anglezët, është lënë i lirë nga Lacio për të gjetur një klub të ri.

Kapiteni kuqezi ka refuzuar edhe një ofertë të majme nga Gallatasaray në Turqi, ekip që do të jetë pjesë e Champions League, por shqiptari ka synime të tjera. Dëshirën e futbollistit për të luajtur në Angli sërish e zbulon një nga përfaqësuesit e tij, Mark McKay “Loriku është një futbollist ideal për Premier League.

Mund të luajë si mesfushor qendre, ose në mbrojtje. Ai është i mirë me topin dhe pëlqen aspektin fizik të ndeshjeve angleze. Mbi të gjitha zotëron një përvojë të madhe, pasi ka luajtur më shumë se 100 ndeshje me Marsejën dhe Lacion.

Tashmë ka nevojë për skuadrën e duhur, që t’i japë mundësinë për të zhvilluar një sezon madhështor, me synimin për të shkuar në Europianin e vitit të ardhshëm, ku Shqipëria pretendon të kualifikohet” deklaroi ai për “Daily Mail”.

Ajeti dopietë, shënon edhe Cikalleshi
Shqiptarët vazhdojnë që të shkëlqejnë në kampionatin zviceran të futbollit. Këtë herë ka qenë radha e Albian Ajetit, vëllait të Arlind Ajetit. Sulmuesi me origjinë nga Kosova që luan me Baselin shënoi dy gola në fitoren e ekipit të tij me Myerin të vlefshme për turin e parë të Kupës së Zvicrës.

Albian Ajeti ishte protagonist me golin e parë dhe të tretë. Shqiptari është afruar me ekipin e parë sezonin e kaluar ka gjetur pak hapësira në kampionat. Albiani pak kohë më parë mori pasaportën shqiptare dhe shumë shpejt mund të jetë pjesë e kombëtares së madhe.

Në fushë ishte edhe Shkëlzen Gashi, i cili nuk arriti të shënonte, Taulant Xhaka nuk ishte në stol. Shkëlzen Gashi pritet që të largohet shumë shpejt nga ekipi i Basel pas problemeve me stadin drejtues dhe destiancioni pritet që të jetë Hamburgu në kampionatin gjerman të futbollit.

Cikalleshi shënoi një gol në humbjen e Istanbul Basaksehir 2 - 3 Antalyaspor, ku Eto shënoi 2 nga tre golat e fitores.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën