PRISHTINË- Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana në një bisedë telefonike në emisionin "Rubion" të KTV-së, ka thënë se ndeshja Serbi-Shqipëri nuk është ndërprerë për shkak të paraqitjes së dronit me flamur.
Gjatë bisedës, Cana ka thënë se gjyqtari ka ndërprerë takimin për shkak të hedhjes së fishekzjarreve dhe sendeve të forta.
"Loja nuk është ndërprerë për shkak të flamurit. Gjyqtari e ndërpreu takimin për shkak të hedhjes së fishekzjarreve dhe sendeve të forta drejt lojtarëve shqiptarë", ka thënë Cana.
Cana gjithashtu ka shtuar se kombëtarja priste që takimi të vazhdonte deri në fund dhe se çdo gjë do të shkonte në rregull.
"Nuk prisnim të përfundonte ndeshja. Kur kemi arritur në Beograd kemi parë forca të mëdha policie, për të na siguruar një qëndrim të sigurt", ka shtuar ai./ATSH/