Cana mund t'i rikthehet futbollit
në fushë, shkak kriza te Lacio
Ish-kapiteni kuqezi Lorik Cana ka deklaruar se i ka dhënë fund futbollit të luajtur, por për të shumë shpejt mund të hapet një hipotezë e bujshme e kthimit në fushë. Kriza e dëmtimeve në mbrojtje ka mbërthyer klubin e Lacios dhe sipas mediave italiane, emri i Canës është në listën e përforcimeve të mundshëm në këtë pikë të sezonit, mes lojtarëve që janë pa ekip.
Ish-kapiteni kuqezi Lorik Cana ka deklaruar se i ka dhënë fund futbollit të luajtur, por për të shumë shpejt mund të hapet një hipotezë e bujshme e kthimit në fushë.
Kriza e dëmtimeve në mbrojtje ka mbërthyer klubin e Lacios dhe sipas mediave italiane, emri i Canës është në listën e përforcimeve të mundshëm në këtë pikë të sezonit, mes lojtarëve që janë pa ekip.
Dëmtimet e njëpasnjëshme të Uollas, Basta, Bastos dhe De Vrij detyrojnë Lacion të bëjë ndërhyrje sa më të shpejta, pasi ekipi luan çdo tre-katër ditë për shkak të impenjimeve në Europë. “
Mund të ndërhyjmë në merkaton e atyre që janë pa skuadër. Nuk është e thjeshtë të gjejmë futbollistë që mund të na ndihmojnë, por është një zgjidhje”, tha trajneri Simone Inzagi pas ndeshjes së mbrëmshme, të humbur me shifrat 4-1 përballë Napolit, shkruan 'panorama sport'.
Sipas mediave italiane, Igli Tare ka që tani para syve një listë me futbollistë që mund t’i bëjnë punë në këtë pjesë të parë të sezonit, derisa të fillojë merkatoja e janarit. Zakardo, Sanja, Leskot dhe Basong janë disa nga emrat që qarkullojnë në klub, ashtu si edhe ai i Lorik Canës.
Ky i fundit ka më shumë se një vit që nuk shkel në fushat e lojës dhe në Itali e shohin pak të mundshëm një kthim të tijin në futbollin aktiv.
Megjithatë, emri i Canës vazhdon të diskutohet si alternativë në klubin ku ai ka luajtur nga viti 2011, deri në vitin 2015.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
56.1%
-
Jo
41.7%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7657
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Media: Dhëndri i Nasrallahut u vra në një bastisje në Damask! Ushtria izraelite: Do t'i përgjigjemi sulmeve të Iranit! Biden: Asnjë bastisje në objektet bërthamore iraniane
2 Tetor, 22:56
-
Skandali që tronditi botën, reperi Sean Diddy përballet me 120 akuza të tjera
2 Tetor, 22:49
-
FOTO/ Dua Lipa na prezanton me një super kombinim për vjeshtën!
2 Tetor, 22:46
-
Ushtria ukrainase tërhiqet nga qyteti strategjik Vuledar
2 Tetor, 22:34
-
Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë
2 Tetor, 22:23
-
Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt
2 Tetor, 22:20
-
'Ndërkombëtarët nuk i marr më për etalon', avokati: Opozita ose duhet të jetë tërësisht e dhunshme ose institucionale! Nuk mund të jetë në mes
2 Tetor, 22:18
-
Zbuloni ushqimet që ndihmojnë në uljen e sheqerit në gjak!
2 Tetor, 22:15
-
'Djegin parlamentin, shqyejnë mikrofonat, hidhet foltorja', debat në 'Repolitix'! Gështenja: Kolegu jonë shkoi në burg ç'duhet të bëjmë?!
2 Tetor, 22:07
-
Ja shenjat e Horoskopit që do të kenë një muaj tetor të vështirë
2 Tetor, 22:05
-
Republika Çeke bllokoi deklaratën e përbashkët të BE-së për ndërhyrjen izraelite në Liban
2 Tetor, 22:01
-
'Vetëm për opozitën flisni', Gështenja përplaset me Kthupin: Mos digjni më karrige ju dhe flasim edhe për mazhorancën
2 Tetor, 21:49