Cana në koncertin e Shenjtërimit
të Nënë Terezës që mbahet në Vatikan

Cana në koncertin e Shenjtërimit<br />të Nënë Terezës që mbahet në Vatikan
Shenjtërimi i Nënë Terezës në Vatikan që do të bëhet më 4 shtator, do të mbledhë shumë personazhe të njohura shqiptare në koncertin e madh humanitar që do të bëhet më 3 shtator. Deri më tani është bërë e ditur që në këtë koncert do të marrin pjesë artistë të mëdhenjë shqiptarë duke përfshirë: Inva Mulën, Shkelzen Dolin dhe Gëzim Myshketa. 

Artistëvë të mëdhenjë shqiptarë i është bashkuar edhe futbollisti i njohur shqiptar Lorik Cana, i cili në skenën e Vatikanit do të ngjitet me recitimin e një poezie të Nënës Terezë. Dijana Toska, organizatorja e kësaj ngjarje të madhe kulturore ka bërë të ditur se bashkw me Inva Mulwn, Shkwlzen Dolin e tenorin Gëzim Myshketa do tw jetw edhe Lorik Cana, pjesëmarrjen e tij në këtë koncert e ka pranuar qysh në muajin mars. 

Ndërsa konfirmimin për pjesëmarrjen e tij në këtë event e ka bërë të ditur edhe vetë futbollisti Lorik Cana përmes faqes së tij në instagram. Cana shkruan se është tejet krenar për origjinën e tij dhe për solidaritetin dhe respektin ndaj të tjerëve. 

Me kënaqësi pranova ftesën zyrtare për të marrë pjesë në evenimentin për shenjtërimin e Nënës Terezë me datën 3 shtator në Vatikan. Shenjtërimi i saj, si simbol në zemrat e të varfërve dhe si simbol i kombit tonë na bënë krenar për origjinën tonë dhe ndjenjën tonë qe kemi për solidaritet dhe respekt ndaj te tjerëve. Falënderime Diana Toska dhe gjithë stafit për angazhimin që ky event të mbahet. Me respekt L.C”, shkruan Cana në Instagram.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit