Cana: Thelbësore ndeshja me
Zvicrën, Cikalleshi premton gol

Cana: Thelbësore ndeshja me<br />Zvicrën, Cikalleshi premton gol
Kombëtarja vijon përgatitjet me intesitet në qëndrën e grumbullimit në Bad Waltersdorf në Austri. Edhe kjo e sotmja ka qënë me dy seanca ku ajo e paradites është zhvilluar nën reshjet e shiut. Futbollistët janë dukur të përqëndruar në çdo detaj dhe entuziast për atë që do bëjnë në Francë. 
 
Pas sërvitjes së dytë të mbajtur paraditen e sotme, kapiteni Lorik Cana dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi, kanë “inaguruar” të parët, sallën e konferencave në Bad Waltersdorf, në Austri.
 
Cana e ka vlerësuar Europianin, si një ngjarje të madhe për të gjithë shqiptarët, bën me dije Federata Shqiptare e Futbollit.
 
“Pjesëmarrja në një event të tillë, na rrit krenarinë dhe na bën të punojmë shumë, që të japim më të mirën tonë, në një aktivitet të përmasave të tilla”, tha kapiteni kuqezi.
 
Më pas, ai foli edhe në lidhje me kundërshtarët e grupit dhe synimet e kombëtares: ”Çdo ndeshje është e vështirë dhe kërkon shumë përqëndrim. Mund të rastisë që të humbësh dy ndeshje dhe të kualifikohesh duke fituar të tretën. Megjithatë ndeshja e parë me Zvicrën do të jetë shumë e rëndësishme. Dihen vlerat e kundërshtarit, por ne jemi rritur shumë gjatë kësaj periudhe dhe do të kërkojmë maksimumin”-tha ndër të tjera kapiteni i Shqipërisë.

cikalleshi

Më pas, ka qenë sulmuesi Sokol Cikalleshi që ka folur në lidhje me përgatitjet dhe formën e tij të këtij edicioni. “Kam shënuar 13 gola, që nuk janë pak dhe gëzoj formë shumë të të mirë. Jam i karikuar për të dhënë më të mirën time”-deklaroi fillimisht sulmuesi i cili, para pak ditësh arriti një sukses me skuadrën e tij në Turqi duke u kualifikuar për në UEFA Europa League.

Më pas ai deklaroi se do të dëshironte t’i shënonte gol Zvicrës duke shtuar: Por më e rëndësishme është, që kjo t’i shërbejë skuadrës tonë kombëtare në rrugëtimin e saj të parë në një kompeticion si Europiani”.

stervitja

Më herët gjatë ditës nëpërmjet një videomesazhi trajneri De Biasi në gjuhën shqipe kërkon mbështetje për miqësoren e 3 qershorit ndaj Ukrainës në Bergamo.

Nga ana tjetër Presidenti i FSHF-së Armand Duka nëpërmjet një letre publike ka sheshuar debatet mbi zgjedhjet e De Biasit. Duka sqaron se i vjen keq që Salihi e Meha nuk janë pjesë e kuqezinjve por thotë se mbështet zgjedhjet e trajnerit.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!