Akti normativ “Për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2014” solli përplasje në Komisionin e Ekonomisë mes Ministrit të Financave Shkëlqim Cani dhe deputeteve të opozitës.
Ministri Cani tha se ndryshimet në buxhet do të bëhen në tre objektiva. Rialokim të fondeve në procesin e shpronësimeve, në sektorin e energjisë dhe për disa projekte të konsumit.
“Dhënien e një huaje industrisë së energjisë, në rastin konkret KESH, në mënyrë që të ç'lyhej detyrimet ndaj biznesit privat sidomos hidrocentraleve të vegjël.”-tha Cani
Kështu 1.5 miliard lekë do të shkojnë për ecurinë e procesit të shpronsimeve, ndërsa 1.5 miliard të tjera do të shkojnë për KESH, për të shlyer detyrimet e sektorit provat. Por lidhur me detyrimet e sektorit privat, opozita e cilësoj si të panjevojshëm këtë akt normativ.
Sipas ish-ministrit të Financave Ridvan Bode , qeveria ka lidhur kontrata të reja në dhjetor dhe i ka parapaguar të gjitha punimet.
“Kontratat të reja lidhen në muajin dhjetor dhe paguhen me letër kredit, parapaguhen punimet. Nëse ka firma dhe kompani që prej dy vitesh apo 3 vitesh presin të marrin pagesat për punët e kryera, Qeveria lidh kontratën në dhjetor dhe i parapaguan punimin apo shërbimin në rreth 20 kontrata.”- tha Bode.
Akti normativ i ndryshimit të buxhetit u miratua vetëm me votat e mazhorancës. Ky është ndryshimi i dytë i buxhetit të vitit 2014 brenda një harku kohor prej një muaj, ndryshimi i parë u miratua në dhjetor të vitit të shkuar.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO