Cani inspekton ujësjellësin Gjoricës:
Investimi do të mbyllet në korrik

Cani inspekton ujësjellësin Gjoricës:<br />Investimi do të mbyllet në korrik
Njësia administrative Gjoricë e Bashkisë Bulqizë, tashmë do të ketë ujë të pijshëm paproblem, falë një investimi që po bëhet nga qeveria shqiptare dhe Bashkia Bulqizë.
 
Ish ministri i Financave Shkëlqim Cani, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Bulqizë, Melaim Damzi, inspektuan punimet që po kryhen në këtë ujësjellës që kap vlerën e rreth 83 milion lekëve të rinj dhe që ka nisur kur Cani ishte ministër i Financave.
 
Ish ministri Cani njëherësh deputet i zonës tha se deri në muajin Korrik do të mbyllet ky investim e më pas do të nis investimi i shpërndarjes tek familjarët:

Kemi ardhur të shohim, punimet kanë ecur mirë. Faza e parë është drejt mbylljes, mesa duket fundi i korrikut e mbyll këtë fazë. Ne besoj, me kryetain e bashkisë dhe administratorin jemi të kënaqur” tha Cani.
 
Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Melaim Damzi tha se nga ky ujësjellës do të përfitojnë rreth 8000 banorë, të cilët kanë vuajtur prej vitesh për ujë të pijshëm:

Rëndësi ka që ne mos të flasim por të veprojmë. Rëndësi ka që u zgjidh edhe çështja e shpërndarjes. Ne po vazhdojmë që ta iniciojmë dhe besoj se shumë shpejt do të fillojë dhe ai projekt” tha ai.

Ajo që bie në sy është se firma që po zbaton projektin, ka punësuar banorë të zonës, duke kontribuar sadopak në uljen e varfërisë. Punimet që po kryhen me rimte të shpejta nga firma që po zbaton projektin, pritet të përfundojnë brenda afatit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool